Helidon Bushati iu drejtua Ramës në Komisionin hetimor për Inceneratorët, duke i thënë që ai, si njeri i oksidentit, nuk ka tiparin e liderëve europian për të mbajtur përgjegjësi, duke përmendur dorëheqjen. Rama iu përgjigj duke thënë se ‘Rama ik’ nuk funksionin, ndërsa i përmendi atij edhe Sali Berishën duke e pyetur nëse ishte krenar për të.
Helidon Bushati: Mbajtja e përgjegjësive për stafin ministror prej udhëheqësit, është tipar e liderëve europianë. Si ka mundësi që te ju ky tipar nuk po del në pah, aq më tepër që e paraqisni veten si njeri të oksidentit. Përgjegjësinë e tregojnë nëpërmjet gjesteve, duke dhënë dorëheqjen, dhe ky tipar te ju që jeni njeri i oksidentit, nuk del në pah
Edi Rama: Si ka mundësi që nuk ecën ajo Rama ik?! Nuk ecën ajo. Në këtë pikë nuk jam aq oksidental sa doni ju, po kur të më tregoni një oksidental që ikën për raste të ngjashme, do flasim prap. Unë mbaj përgjegjësi absolute për çdo gjë që lidhet me punë time me ekipin tim, me çdo gjë. Un Tahirit do i dilja në për zot në atë kohë për punë e bërë. Si politikan oksidental shkodran, je krenar për Sali Berishën? Mua më kujtohet që një burrë i kulturuar, i edukuar si ti mua më kujtohet një moment, ke ardhur te foltorja në grup atje dhe ke qenë jashtë vetes për të mbrojtur liderin historik. Je krenar për liderin historik apo nuk je?