Kryeministri Edi Rama ka debatuar me tone të ashpra me anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Në një moment Rama iu drejtua kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët se kurrë nuk do ta përmendë emrin e Lulzim Bashës kur të shkojë pas hekurave.

“As prokurore të ishe nuk do isha kaq e angazhuar për të çuar njeri në burg. Kurrë nuk do ta përmend Lulin kur ta çojnë atje”, tha Rama.