Në Komisionin Hetimor për Inceneratort, duke iu përgjigjur pyetjeve të Belind Këlliçit, Rama nuk la pa ‘thumbuar’ as Sali Berishën. Duke vënë theksin te ndryshimet që ka sjellë reforma në drejtësi, Rama tha se Shqipëria ka patur dikur kryeministër që nuk njihte baxhanakun e vet e që nuk donte me ditë fare për prokurori. Rama kujtoi deklaratën që ka bërë Berisha pas tragjedisë së Gërdecit, ku mohoi të kishte dijeni për përfshirjen e baxhanakut të tij.

“Këtu kemi patur një kryeministër që nuk njihte baxhanakun e vet. Në kaq pak vite kemi kaluar nga një kohë kur kryeministri, jo llogari, por mohonte që kishte baxhanak dhe nuk donte me ditë fare as për prokurori as për urdhra prokurorie e për asgjë, por drejtësia e re është shumë e re dhe shpresoj që hap pas hapi t’i hy këtyre çështjeve’, tha Rama.