Merkato është mbyllur por vera vjen shpejt dhe natyrisht që mund të ketë ndryshime të mëdha, përveç se investime të mëdha. Mes tyre, lojtarët me parametra zero do të jenë më të ndjekurit dhe ato që do të flirtohen nga klube të ndryshme për ambicje dhe rrogë… Franck Kessie ka vedosur të mos rinovojë me Milanin pasi gati 6 mln eurot që ofron klubi kuqezi nuk i afrohen 8 mln eurove që kërkon mesfushori nga Bregu i Fildishtë.
Kështu, gara është e ashpër dhe agjenti i tij po bisedon me disa klube. Nga Spanja bëjnë me dije se në verë do të ketë ankand të fortë mes Real Madrid dhe Barcelona për “presidentin” e Milanit.
Një nga avokatët e agjentit të Kessie punon edhe me Raiola që ka lidhje të forta me Laporta. Por, në anën tjetër, vetë Carlo Ancelotti mund t’i telefonojë për të Real Madrid, duke bërë një goditje si Alaba ose si ajo e Mbappe, që po përgatitet për transferimin e madh falas.