Zonat malore të Shqipërisë janë përfshirë nga reshjet e dëborës, duke krijuar kështu vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i rrugëve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
NJOFTIMI I ARRSH
?Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale
?Gjatë natës ka pasur reshje dëbore ❄️
?Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës ?
?Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht?
? Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ?
?Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ?
⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore ?të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”?♂️