Kohët e fundit, mediat perëndimore i kushtojnë vëmendje rritjes ekonomike të Kinës të sjellë nga Olimpiada Dimërore e Pekinit 2022. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, Olimpiada Dimërore e Pekinit po zhvillohet në kohën e Festës së Pranverës, festa tradicionale kineze, që ka sjellë gjithashtu një frymë të rritjes ekonomike të Olimpiadës Dimërore.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë së Kinës, nga 10 janari deri në 7 shkurt të vitit 2022, mallrat e Olimpiadës Dimërore dhe pajisjet përkatëse janë shitur shumë mirë në internet. Sidomos vëllimi i përgjithshëm i shitjes së mallrave përkujtimore të Olimpiadës Dimërore u ngrit 21.2 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse shitja e pajisjeve dhe e veshjeve të skive u shtua përkatësisht 62.% dhe 30%.
Përveç kësaj, nga të dhënat e platformave të tregtisë elektronike del se gjatë Festës së Pranverës vëllimi i shitjes së veshjeve të skive u shtua mbi 180% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vëllimi i përgjithshëm i shitjes së mallrave të sporteve të akullit u rrit mbi 300% dhe të ardhurat e zonave turistike të dëborës u shtuan mbi 80%.