Meteorologia Lajda Porja parashikon se kjo fundjavë përgjithësisht do të jetë e ngrohtë dhe me diell deri në mesditën e ditës së diel.
Termometri do të shënojë rritje që në mëngjes dhe më të ndjeshme gjatë ditës. Pritet që temperatura të arrijë në 20 gradë celcius. Dita e dielë sjell reshje dhe forcim të erës në pjesën e dytë të saj. Dita e hënë do të jetë e ngjashme me mbrëmjen e së dielës, me reshje të pakta në një pjesë të mirë të teritorit.
Dita e martë është ajo që bën diferencën. Ku reshje do të ketë në të gjithë territorin shqiptar dhe në zonat malore do të shfaqen reshjet e dëborës ku temperaturat do të rikthehen sërish nën zero gradë celcius, bën me dije meteorologia, Tanja Porja.