Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Ritvana ka komentuar së fundmi raportin e saj me autoren e programit, Olsa Muhameti. Ajo ka thënë për “D-Night” se ka një krisje në raportin e tyre dhe shkak është bërë Argjendi.
Ritvana theksoi se marrëdhënie e tyre ndryshoi kur sipas saj, Olsa lejoi Argjendin të fliste pa asnjë provë.
Më tej, ish-konkurrentja e Për’Puthen tha se ndihet mjaft e zhgënjyer.
“Mendoj se nëse aty figura e femrës duhet të vlerësohet nuk është ajo mënyra e duhur që një mashkull të shpifë dhe të flasë shëmtuar për një femër e mbi të gjitha të deklarohet në ekran”, tha Ritvana.
Pjesë nga intervista:
Dajana: Marrëdhënia Ritvana-Olsa Muhameti është krisur për?
Ritvana: Është krisur që në momentin kur iu dha e drejta Argjendit të fliste çfarë ai kishte dëshirë, pa asnjë provë të mundshme dhe unë u zhgënjeva nga gjithçka që ishte aty. Mendoj se nëse aty figura e femrës duhet të vlerësohet nuk është ajo mënyra e duhur që një mashkull të shpifë dhe të flasë shëmtuar për një femër e mbi të gjitha të deklarohet në ekran. Nëse do të kishte një provë jam dakord, në të kundërtën mbyll gojën dhe largohu.
Kujtojmë që Ritvana dhe Argjendi patën kimi gjatë takimeve të tyre ku më pas vendosën që të shkëputeshin përfundimisht nga njëri tjetri.