Çmimi i karburantit ka njohur një trend rritës në Itali.

Ky çmim ka qenë kaq i lartë për herë të fundit në vitin 2012. Sipas mediave në shtetin fqinj, nafta ka shkuar në 1 euro e 69 centë për litër, ndërsa benzina, në 1 euro e 819 centë.

Sipas autoriteteve, çmimi pritet të rritet në ditët në vijim, e kjo ka të bëjë me krizën energjetike që ka kapluar thuajse të gjithë botën.