Aktorja Arjola Demiri, e cila është një nga konkurentët e nominuara për të lënë shtëpinë dhe garën e ‘Big Brother VIP’ ketë javë akuzohet nga një ndjekës nga Koosva se për të ‘shjpëtuar’ vesh gjithmonë bluzën me simbolin e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Sipas ndjekësit, Arjola vesh bluzë me emblemën e UÇK-së “Liria ka emër”, jo nga dashuria që ka për Kosovën por sepse do votat dhe mbështetjen e popullit të Kosovës.
Familjarët e Arjolës kanë bërë një postim në Instagram ku hedhin poshtë akuzat që komentuesi ka bërë për Arjolën. Në postim të bërë në instagramin e vetë Arjolës shkruhet aktorja ka 100 ditë që e ka veshur atë bluzë dhe asgjë një ato çfarë thotë komentuesi nuk janë të vërteta.
Pjesë nga postimi:
Arjola n’zemër mban UCK e Kosoven e si merr leje askujt! Ajo nderon Malësinë e Gjakoves, Kosoven e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prap se ndalon jo nje Enver po 1 mln të tillë. Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj.
Në një rast të tillë nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Kosovën e ka dashur që ditën kur lindi kur ende se dinte fatin e vet… dhe luftën e saj e ka ndjerë po aq sa ju Enver sepse është bije Tropoje! Ne profilin e saj në bio nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qenë flamuri Kosovës aty!
Ajo atë bluze ka 100 dite që e vesh, 2 herë ka qene në nominim, edhe 2 mije vjet në mos jetofte ajo niperit dhe mbesat e saj do e veshin! Beni një shëtitje nëpër intervistat e saj të mëparshme e shikoni sa e do atë lum Kosove! Kosovë loçk ta du qat zemër jo votën, se unë jam e juaja e vota asht e huaja!
Aktorja Arjola Demiri në spektalin e ‘Big Brother VIP të së martës doli në nominim së bashku me konkurentët e tjerë, si aktori Donald Veshaj, moderatorja Einxhel Shkira dhe modelja Beniada Nishani.