Blogeren Sara Berisha do ta shohim tashmë si moderatore. Ajo do të drejtojë spektaklin e humorit “Kosherja” në sezonin e tij të ri, në vend të Jona Spahiut.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “Kosherja show” në Instagram. “Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon, spektakli do të ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës. Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese”, shkruhet në postim.
Kujtojmë se Sara ishte pjesë e “Big Brother VIP” ku fitoi zemrat e publikut. Ajo gjeti dhe dashurinë me Dj PM.