Serena Sula ishte e ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për lidhjen me Arjonin ish konkurentin e Për’puthen.

Për një kohë të gjatë çifti kanë qenë bashkë deri në momentin ku çdo gjë mori fund. Serena Sula dha më shumë detaje rreth lidhjes që ata kanë pasur dhe arsyen e ndarjes.

“Unë kam ndarë cdo gjë me të, makinë e gjithçka. Nga besimi i tepërt, dashuria t‘i verbon sytë dhe unë nuk kam vënë as firma asgjë. Nuk e kam pritur këtë lloj ndarjeje nga Arjoni sepse i kam besuar atij. Makinën e kishim blerë bashkë por është në emër të Arjonit. Ai ka marë makinën. Nuk ma merr mendja që do të ketë rikthim ”, u shpreh Serena.

Flori Gjini: Mos ka ikur për cështje pune?

Serena Sula: Ça pune? Ai s‘ka punë ça pune ka ai.

Flori Gjini: Pse me çfarë jetonit ju të dy?

Serena Sula: Serena Sula.

Flori Gjini: Ti e ke mbajtur Arjonin?

Serena Sula: Po normale unë kam qenë pika kyce.

Erjona Rusi: Pra ti e ke mbajtur me para.

Serena Sula: Arjoni nuk ka punuar në asnjë vend.