Teksa bota mban frymën e shpërthimit të luftës, kanë nisur përplasjet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës.
Mediet ndërkombëtare raportojnë për pesë ushtarë të vrarë në kufi. Zyrtarët ushtarakë rusë kanë thënë se pesë personat e vrarë ishin përpjekur të shkelin kufirin me Rusinë.
Sipas mediave të huaja, të cilat kanë cituar mediat ruse, zyrtarët rusë kanë thënë se trupat ruse dhe rojet kufitare penguan “diversantët ukrainas” të shkelnin kufirin e tyre të përbashkët.
Po sipas raportimeve, automjetet e armatosura ukrainase u shkatërruan në rajonin e Rostovit të Rusisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, përleshja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit me orën e Moskës në rajonin e Rostovit pranë kufirit Rusi-Ukrainë.