Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Lyoni dhe shumë lehtë mund të ndërrojë edhe kontinent, raporton gazeta e njohur franceze, L’Equipe.
Shaqiri shkëlqeu në ndeshjen e fundit të Lyonit ndaj Marseille me një gol dhe një asistim, megjithatë ajo ndeshje nuk ishte një pasqyrë se si ka kaluar ai në Francë që nga transferimi.
Gjashtë muaj që nga transferimi, Shaqiri i ka zhvilluar 16 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe asistuar në tre të tjerë, shkruan Gazeta Express.
Ai kërkon një ekip ku mund të luajë, ndërsa L’Equipe raporton se futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është në bisedime të avancuara me një klub nga Amerika, Chicago Fire.
Mbetet të shihet nëse Shaqa do të largohet nga Lyoni gjatë ditëve të ardhshme.