Surprizat në “Big Brother VIP” nuk kanë fund.

Edhe pse u duk si e papritur, në të vërtet vëllai i Donald Veshaj, Romeo Veshaj, na paralajmëroi ditën e djeshme me një ‘story’ në Instagramin e tij, ku shkruante: “Stay tuned (qëndroni gati). Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm!

Ndërsa sot arriti që t’i befasonte të gjithë banorët duke kaluar sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri me një helikopter duke hedhur karafila nga ajri.

Sigurisht që pas kësaj surprizë kaq të bukur, të gjithë konkurrentët dolën jashtë shumë të gëzuar, nga ky gjest i vëllait të Donaldit.

Mësa duket kjo është mënyra e Romeos për të mbështetur sa më shumë Donaldin dhe për të treguar që ai në të vërtet e meriton të shkojë në finale.

Kujtojmë që Donaldi është gjendur në shumë debate në shtëpi me moderatoren, Einxhel Shkira, të cilat ende nuk kanë mbaruar ose të paktën nuk kanë gjetur ende një zgjidhje.

Edhe gjatë ditës së sotme dyshja ka pasur një përplasje tjetër brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një diskutimi të agravuar, Einxheli i thotë Donaldit që ai nuk di të lexojë dhe se është treguar super hipokrit, pasi sipas saj, ai ka bërë antireklamë në lidhje me të edhe pse ajo nuk ka pasur asnjë faj në atë histori.