Në shtëpinë e Chelsea vijon të jetë shumë shqetësuese situata e Romelu Lukakut. Mister 100 milionë euro është thjesht hija e emirit të tij, shumë larg asaj që shpresonin londinezët. Në sfidën e fundit, atë kundër Crystal Palace preku vetëm 7 herë topin, por trajneri Thomas Tucel përpiqet ti dalë në mbrojtje: “Ka një histori tek Chelsea me sulmuesit që vuajnë pak, nuk është vendi më i lehtë në botë për ta, por nuk është koha të bëjmë batuta rreth Lukakut”, u shpreh Tuchel në konferencë për shtyp.
Pavarësisht se tekniku gjerman u përpoq ti dilte në krahë, The Sun së fundmi më një shkrim, i shoqëruar me statistika, ka nxjerr në pah diferencën e frikshme të Lukakut në raport me Armando Brojën, sulmuesi i Chelsea i dhënë në huazim tek Southampton:
“Broja ka shënuar 6 gola në Premier League këtë sezon, që është më shumë se të gjithë sulmuesit e Thomas Tuchel. Kjo do të thotë se futbollisti shqiptar ka shënuar më shumë herë se 97.5 milionë paundë që nënshkruan me Romelu Lukaku, Hakim Ziyech, Kai Havertz, Christian Pulisic, Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi. 20-vjeçari kryeson gjithashtu në kategorinë e minutave për gol, pasi shënon çdo 205 minuta në krahasim me Werner, i cili vjen i dyti me 258 minuta. Broja vjen i dyti në minuta për gol ose asistim me të njëjtën statistikë, çdo 205 minuta dhe vjen pas 198 minutave të Ziyech.
Asi i Shenjtorëve është edhe dribluesi më i mirë i grupit me 1.8 driblime të suksesshme për 90 minuta, duke kaluar sërish çdo lojtarë të Chelsea. Statistika e pasimeve të sakta nuk është aq e mirë për Brojën, por ai sërish performon po aq mirë apo edhe më mirë se Lukaku në të gjitha kategoritë e lartpërmendura”, shkruhet ndër të tjera The Sun.