Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ komentoi vendimin për shkarkimin tij.
Meta ka sqaruar faktin se pse nuk ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, ku ishte seanca për shkarkimin e tij nga detyra, me kërkesë të mazhorancës.
I ftuar në “Frontline” Meta tha se nuk shkoi në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk ishte një çështje e rëndësishme.
‘Kjo nuk është një çështje aq e rëndësishme që Presidentin i Republikës të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë rast kam dy pyetje Ku është marrë vendimi nga parlamenti i mëparshëm për të shkarkuar presidentin Meta para apo pas 25 prillit? Dhe përgjigja është pas 25 prillit. Pyetja tjetër që ngre është nga Parlamenti tjetër tek Parlamenti tani sa janë ata që kanë votuar për shkarkim, janë 40 nga 140…Tani pyetja është kush e përfaqëson atë vullnetin e atëhershëm të parlamentit tani përpara Gjykatës. për të shkarkuar presidentin duhen 94 vota. Tjetër është se nga 9 veta që kishte Komisioni Parlamentar tani është vetëm 1 nga parlamenti aktual. Çfarë ka kërkuar Meta kur lindi kjo është? menjëherë shprehu vullneti që çështja të trajtohet sa më shpejt dhe brenda legjislaturës. Unë i jam drejtuar popullit shqiptar, Nëse do t’i drejtohesha institucioneve nuk thërrisja popullin e dy marsit”, tha ai.