Dusan Vlahovic u denoncua në organet gjyqësore nga departamenti i ASL Toscana për shkeljen e pretenduar të vendbanimit ku po kalonte karantinën, pasi ishte pozitiv për Covid-19. Për këtë ka folur këshilltarja për shëndetësi e rajonit të Toskanës, Simone Bezzini, duke iu përgjigjur një pyetjeje.
Futbollisti ishte paraqitur në “J Medical” mëngjesin e 28 janarit, pasi kishte kryer një tampon (me rezultat negativ) dhe kishte marrë “ok” nga ASL e Torinos. Tashmë do t’iu mbetet organeve të drejtësisë zbardhja e rastit.
Bezzini shpjegoi: “Afera nuk ndiqet drejtpërdrejt nga Rajoni, por nga qendra ASL Toscana, e cila pasi mësoi nga media lajmin e pranisë së Vlahovic në Torino në një periudhë që ai duhej të ishte në izolim për shkak të pozitivitetit, realizoi kontrollon për të kuptuar nëse kishte ardhur ndonjë kërkesë për të kërkuar transferimin e vendit për të kryer izolimin.
Nga këto kontrolle rezultoi se kërkesa të kësaj natyre nuk kishin ardhur në ASL”. Fiorentina kishte komunikuar pozitivitetin e dy lojtarëve, pa bërë të ditur identitetin e tyre, të shtunën e 22 janarit, para udhëtimit për në Cagliari, në të cilin sulmuesi serb nuk kishte marrë pjesë në fakt.
Një javë pasi mbërriti në Torino për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, për të nënshkruar kontratën e re dhe për t’u bashkuar me shokët e rinj të skuadrës, ai ishte tashmë në “Continassa”. Tani ai rrezikon një ndëshkim nga organet e drejtësisë.