Djali i Sali Berishës, Shkëlzeni ka sulmuar Lulzim Bashën, pasi gjatë seancës parlamentare Berisha shfaqi një video të Bashës kohë më parë, ku sulmonte hapur procesin e Reformës në Drejtësi, që sipas tij ishte në dorën e Edi Ramës.

“Kur te marrin peng te detyrojne te hash ate qe ke nxjerre nga tubi i shkarkimit!”, shkruan Shkëlzeni, ndërsa ka publikuan në Facebook video e Bashës.

‘Komploti është zbuluar, Vetingu është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e BE-së, i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare’, shprehej asokohe Basha.

Vota pro e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut ka sjellë përplasje mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës në seancën e Kuvendit. Ndërkaq, vetë kryedemokrati zgjodhi që të mos përgjigjej duke injoruar Berishën.