Erling Haaland sipas të gjitha gjasave është duke e kaluar sezonin e fundit në Bundesligë. Sulmuesi norvegjez në fakt mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga Borussia Dortmundi në fund të këtij sezoni.

Dhe, me gjasë e ardhmja e ish-futbollistit të Salzburgut do të jetë e lidhur me Premierligën. Në fakt, klubi më i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm duket se është Manchester City.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Mirror”. Klauzola e shkëputjes së kontratës së përfaqësuesit holandez është afro 80 milionë euro. Interesim për të ndërkohë kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropianë si Real Madrid, Liverpool dhe Paris Saint-Germain. Haaland me këtë rast mund t’i ndjek hapat e babait të tij, Alf-Inge Haaland, i cili kishte luajtur në Manchester City.

Nënkampioni evropian është në kërkim të një sulmuesi të madh pas largimit të Sergio Agueros dhe Ferran Torresit.