Për Donaldin e mësuam që i dërgoi lule Trixës nëpërmjet Romeos, ndërsa disa prej jush kanë pyetur veten ç’u bë me Bora Zemanin?
E vuajti ajo “vetminë” këtë Shën Valentin, pas ndarjes publike me konkurrentin e “BBV”? Duket se jo!
Të festosh për Shën Valentin s’do të thotë të dalësh vetëm me partnerin/partneren, por me këdo që mbush zemrën tënde!
Kush ia mbushi zemrën mbrëmë moderatores? Mikeshat e saj! Mbrëmë për Borën ishte “Girs night out” (me siguri edhe për shumë prej jush).
Bora ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa shkrepje me shoqet, duke treguar se ato ishin Shën Valentini i saj.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë dy emrat më të komentuar së fundmi që nga hyrja e Borës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ku shkëmbeu një puthje me aktorin e humorit.