Zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitri Peskov, ka thënë se është ende herët të flitet për mbajtjen e një samite mes Presidentit Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Joe Biden.
Peskov tha se Putin dhe Biden mund të takohen nëse e konsiderojnë të nevojshme, por theksoi se “është e parakohshme të flitet për plane specifike për një samit” dhe nuk ka asgjë konkrete.
Më herët, zyra e Emmanuel Macron tha se presidenti rus kishte rënë dakord në parim për të marrë pjesë në një samit me Joe Biden që synon të zgjidhë krizën në Ukrainë , mes paralajmërimeve të mëtejshme të SHBA se lufta është e afërt.
Peskov gjithashtu e përshkroi situatën në rajonin e Donbasit të Ukrainës si “jashtëzakonisht të tensionuar”, duke shtuar se Putini do t’i drejtohej së shpejti Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Tass, ai tha:
“Situata është vërtet jashtëzakonisht e tensionuar dhe deri më tani nuk shohim shenja të uljes së nivelit të tensionit. Provokimet dhe granatimet po bëhen gjithnjë e më intensive, sigurisht që kjo shkakton shqetësim shumë të thellë”.
Pavarësisht pretendimeve të përsëritura ruse, gazetarët në terren nuk kanë parë asnjë provë të granatimeve nga forcat ukrainase ndaj popullatës lokale.