Nuk është vetëm kompania e tij Digitalb ku Armand Duka ka shfrytëzuar postin e tij si President i FSHF-së për të përfituar fonde.
Janë dhe disa kompani të tjera ku Armand Duka është ose vetë aksionet ose ortak me përfituesit në të tjera kompani.
Para se të ndërronte jetë, ish-deputeti Bashkim Fino, që ka qenë dhe në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, do të denonconte abuzimet me postin të Dukës.
Ne po ju rendisim disa abuzime:
-“Në 2016 FSHF ka shpenzuar për blerje bileta dhe akomodimi 1 milion euro. Auditimi i Deloitte thotë se shpenzimet janë 126 milionë lekë të vjetra. Ai i ka dhënë kompanisë PLUS 54 milionë lekë, kompani ku ka qenë aksioner. I ka detyruar administratën të marrin numra me Plus. Nuk përputhen shpenzimet gjatë Europianit, se i ka paguar edhe me kompani”.
-“Tropikali është klientelizëm. FSHF i ka dhënë 143 milionë lekë në 2016, 35% të të ardhurave vjetore të Triopikalit i vijnë nag FSHF, është ortak me sponsorin e klubit”.
-“Është një kompani në QKR e regjistruar në Shijak, “Top-Al”. Në 2016 ka marrë 371 milionë lekë nga FSHF, 91% të të ardhurave vijnë nga FSHF”