“Topin e kam unë, penalltinë e gjuaj vetë”, është një batutë e famshme filmi, që përshtatet në sport.
Por, duket se skandali në futbollin shqiptar ka arritur në nivele tepër shqetësuese. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, prej shumë vitesh po e përdor Federatën dhe evenimentet e saj si pronë private.
Rasti më i fundit, është abuzimi me fondet dhe projektet e UEFA-s. Në projektin “Grassroots”, për të cilin UEFA paguan më shumë se 100,000 euro në vit, Armand Duka ka reaklamuar bizneset e tij private.
Duket e pabesueshme që ka arritur deri në këtë nivel abuzimi, por është e vërtetë. Pikërisht në rrethimet e fushave të improvizuara, ku luajnë disa fëmijë të pafajshëm, janë vendosur reklama të bizneseve janë të vetë Armand Dukës.
Duhet theksuar, se këto projekte janë të financuara nga UEFA dhe nuk ka sponsorizime zyrtare, që të përdoret imazhi i pafajshëm i këtyre fëmijëve. Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar Armand Dukën që të reklamojë bizneset e tij, duke e trajtuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe fondet që dërgon UEFA, si një pronë private.
Në reklamat e vendosura bien në sy firmat “Go Tech”, “Ama Caffe” dhe “Divella”, të cilat janë në pronësi të kreut të FSHF-së. Që të treja, të vendosura në evenimentin “Grassroots” të UEFA-s. Dokumentet më poshtë provojnë edhe pronësinë e kreut të FSHF-së mbi këto kompani, që u reklamuan në një eveniment të financuar nga UEFA dhe të organizuar nga institucioni që ai drejton.
Nga ekstraktet e QKR konfirmohet se Armand Duka është 50% aksioner në kompaninë “Eco Market”, e cila është distributor zyrtar i “Divella” dhe “Ama Caffe”. Dy firma të reklamuara në aktivitetin e organizuar nga FSHF dhe i financuar nga UEFA.
Nga ekstraktet e QKR konfirmohet se Armand Duka është 40% aksioner në kompaninë “Go Tech”. Firmë e reklamuar në aktivitetin e organizuar nga FSHF dhe i financuar nga UEFA. ECO Market, distributor ekskluziv i “Divlla” dhe “Ama Caffe” Armand Duka, aksioner me 50% në kompaninë ECO Market “Ama Caffe” e reklamuar në evenimentin e organizuar nga FSHF me paratë e UEFA-s “Divella” e reklamuar në evenimentin e organizuar nga FSHF me paratë e UEFA-s Armand Duka aksioner me 40% në kompaninë “GO Tech” “GoTech” e reklamuar në evenimentin e organizuar nga FSHF me paratë e UEFA-s.