Bieta Sulo dhe Alban Dudushi, në një intervistë për emisionin “Ëndërrtjerrësit”, kanë folur më tepër se asnjëherë më parë rreth nisjes së historisë së dashurisë dhe detajet të tjera interesante për lidhjen e tyre.
Bieta tregoi se ka qenë Albani ai i cili i shprehur dashurinë teksa ndodheshin bashkë duke iu afruar duke i thënë: “Më merr shumë malli për ty”.
Bieta: Po e tregoj unë kështu për herë të parë. Albani është natyrë romantike, s’kishte si të ishte ndryshe. Një djalë që ka studiuar për dramë, një djalë shumë i lexuar, shumë i kultivuar në shijet e tij. Pjesën e propozimit e kam thënë. Ka qenë shumë i ëmbël, nuk është se ka qenë tradicional. Po ka qenë vetëm me një afrim tek veshi dhe ‘më merr shumë malli për ty’ thotë. Dhe ty në ato momente ta jep zemra ‘bam’. Por puthja nuk ndodhi aty.
Moderatorja e përshkroi si një moment shumë të sikletshëm teksa Albani tregoi se e mori në telefon dhe i tha se fjalët e thëna i kishte me të vërtetë.
Javë më vonë Bieta tregoi se puthja e parë mes tyre ndodhi në makinë, në një ditë me shi.
Duke qenë se kanë punuar së bashku, ata treguan se për punën kanë pasur shumë debate.
“Shpesh i bërtiste edhe vetëm Bietës që ta merrnin vesh të tjerët!“, tregoi Elona Duro që po ashtu ka bashkëpunuar me çiftin.