Avokati Spartak Ngjela ka marrë sërish vëmendjen e mediave rozë, këtë herë me një koment në foton e këngëtares së njohur Rovena Ibrahimi.

Ngjela ka përdorur profilin ku shpesh ndan analiza politike për të lënë një koment në foton e ndarë nga Ibrahimi mbrëmjen e sotme ku i shpreh asaj simpatinë.

“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”, shkruan Ngjela.