Pse mbahet sekret Vetingu i Sokol Sadushit, Ervin Pupës dhe Ilir Pandës, mbi ç’ligj, mbi ç’bazë përveç se shpellave të mafies. Cili është roli yt me hidrocentralin e Skavicës?. A ndjen ti si dibran përgjegjësi për shuarjen nga faqja e dheut të tokave të Dibrës, çfarë kompromisi ke bërë me Edi Ramën. U bëj thirrje dibranëve, kudo që janë, në Dissporë e botë të ngrihen fuqishëm”, tha Berisha.

“Zë i vjetër që vjen nga bota e përtejme, dibranët janë në hallim e në punën e tyre, në datën 6 mars do të flasin vetë dibranët, aty e kanë datën 6 mars, të zgjedhin më të mirin për të votuar, nuk replikoj dot me zëra që vijnë nga botë e vjetër”,iu kundërpërgjigj Manja.