Suedia do të shfuqizojë kufizimet antiCovid-19 për të huajt që mbërrijnë në vend nga vendet e tjera nordike, pjesa tjetër e Bashkimit Evropian dhe nga Zona Ekonomike Evropiane, bëri të ditur qeveria suedeze.
Edhe nesër, siç pritej, do të shfuqizohet edhe pjesa e masave të tjera kundër Covid-19 që ishin zgjatur për dy javë, më 26 janar.
Kufizimet parashikonin mbylljen në orën 23:00 të bareve dhe restoranteve me një limit prej 500 personash në ambiente më të mëdha të brendshme.