Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i kujtoi Ramës gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor dënimin e Saimir Tahiri. Rama konfirmoi krenarinë e punës që ka bërë me të ndërsa shkeljet jashtë punës tha janë përgjegjësi personale. Ndërkohë që pati edhe një ‘përplasje’ me deputeten Dhurata Çupi.

Rama: Edhe për Saimir tahirin unë ta them hapur. jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe puna nuk ka lidhje me atë që ka bërë ai. Për sa ata bëjnë jashtë punëve që kemi bashkë, të planeve që kemi bashkë, kjo është përgjegjësi individuale.

Dhurata Çupi: Të gjithë po i hedh!

Rama: T’i hodhe Kreshnikun e madh dhe nuk po të thotë njeri. Gjithë atë Kreshnik si Sali Berisha, e hodhe që të ngriti kur nuk ishe asgjë. Unë Sali Berishën e kam hedhur me kohë. Është shumë e dhimbshme kur një bashkëpunëtor bën prapa krahëve ccfarëdoqoftë por kjo është. Ne ecim përpara dhe bëjmë punët. Impiantet janë atje dhe plehrat po pastrohen e do të pastrohen.