Njësia e Inteligjencës pranë revistës prestigjioze The Economist ka publikuar së fundmi Indeksin e Demokracisë, ku ofrohet një analizë e thellë e komponentëve të demokracisë së sistemeve shtetërore të botës.
Në vitin 2021, Shqipëria është përmirësuar në renditje për të dytin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, duke u renditur në vendin e 68, nga ai i 71 që ishte vitin e mëparshëm. Shqipëria në renditjen e këtij viti kishte 6.11 pikë, me një përmirësim nga viti i mëparshëm, kur treguesi ishte 6.08 pikë.
Në tabelën krahasimore që publikon The Economist, duket se ky është rezultati më i lartë që Shqipëria ka marrë që prej vitit 2006, vit kur publikohet ky indeks, çka tregon se pavarësisht sfidave të zhvillimit të saj, situata e demokracisë në vendin tonë ka ardhur në përmirësim vitet e fundit.
Kështu për vitin 2021, Shqipëria shënonte 6.11 pikë.
Për vitin 2020, Shqipëria shënonte 6.08 pikë.
Për vitin 2019, Shqipëria shënonte 5.89 pikë.
Për vitin 2018, Shqipëria shënonte 5.98 pikë.
Për vitin 2017, Shqipëria shënonte 5.98 pikë.
Për vitin 2016, Shqipëria shënonte 5.91 pikë.
Për vitin 2015, Shqipëria shënonte 5.91 pikë.
Për vitin 2014 Shqipëria shënonte 5.67 pikë.
Për vitin 2013, Shqipëria shënonte 5.67 pikë.
Për vitin 2012, Shqipëria shënonte 5.67 pikë.
Për vitin 2011, Shqipëria shënonte 5.81 pikë.
Për vitin 2010, Shqipëria shënonte 5.86 pikë.
Për vitin 2008, Shqipëria shënonte 5.91 pikë.
Për vitin 2006, Shqipëria shënonte 5.91pikë.
Në anë tjetër, në raport bie në sy se Shqipëria renditet më mirë në kategorinë e “lirive civile”, me 7.06 pikë dhe në kategorinë “procesi zgjedhor dhe pluralizmi” me 7 pikë.