Autoritetet shëndetësore në Tajlandë kanë ftuar të gjithë të dashuruarit, që do të festojnë ditën e Shën Valentinit, që të mbajnë maskë edhe gjatë kësaj dite të veçantë dashurie si edhe të kryejnë teste të shpejta Covid-19 përpara se të takohen.

Numri ditor i rasteve të koronavirusit në vendin e Azisë Juglindore është rritur pothuajse dyfish në dy javët e fundit dhe autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara se dita e Shën Valentinit mund të përkeqësojë situatën.

”Covid-19 nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, por transmetohet nga shkëmbimi i pështymës dhe frymëmarrja pranë njëri-tjetrit, ndaj kërkojmë nga çiftet që të mbajnë maskë”, tha drejtoresha e institutit sanitar tajlandez, Bunyarit Sukrat.