I ftuar në “Ftesë në 5” pasditen e sotme ishte Tan Brama. Koreografi foli për eksperiencën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe u ndal edhe tek një pëlqim i fshehtë që kishte vënë re.
Sipas Tanit, Egzona kishte një pëlqim për Donaldin dhe iu qep atij fill pas daljes së Beatrix.
I pyetur gjithashtu për punën si dublues i filmave +18, Tani ka treguar se arsyeja pse e ndau këtë sekret brenda shtëpisë ka qenë sepse i shihte shumë të shpërndarë banorët dhe ky ishte momenti kur bëheshin bashkë për të qeshur.
Sipas tij lojtari më i fortë është Iliri, ndërsa personazhi që nuk e meriton finalen është Beniada.