Papa Françesku, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër përdorimit të fëmijëve në situata konflikti, bën thirrje që fëmijët të mbahen sa më larg këtyre situatave.

Papa thekson se fëmijët të cilët kthehen në ushtarë po u grabitet fëmijëria, ndërsa akuzon të rriturit që kanë vënë armët në duart e tyre.

“Fëmijë ushtarë u grabitet fëmijëria, pafajësia e tyre dhe e ardhmja . Secila prej tyre është një klithmë që ngrihet te Zoti dhe akuzon të rriturit që kanë vënë armët në duart e tyre të vogla.”, kështu u shpreh Papa Françesku me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër përdorimit të fëmijëve në situata konflikti.