Tension, debate dhe çensurë për mediat në zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit në Shkodër. Mbyllet procesi dhe fiton Lazer Matija, që është kryetari i ri i shoqatës. 15 vota shkuan për Lazer Matijan dhe 8 për kandidatin tjetër Kujtim Shaba.
Procesi ka pasur edhe debate, Shaba kundërshtoi nxjerrjen jashtë të mediave, por përshi edhe përfaqësues të FSHF nuk kanë lejuar gazetarët dhe kamerat të jenë prezente.
Hapjen e punimeve e bëri Fatbardh Jera, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe më pas një fjalim mbajti kryetari aktual i shoqatës në mbyllje të mandatit, Armando Cungu. Mbledhja vijoi me dyer të mbyllura.
Home Lajme Aktualitet Tension dhe debate, FSHF përzë mediat, çensurë për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale...