Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimive të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka njoftuar qytetarët për një tjetër iniciativë RISI e GREEN nga DPSHTRR, panelet diellore.

Gonxhja njofton se në buxhetin e 2022 është alokuar financimi i Projektit për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale, me synimin për 100% shfrytëzim të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse.

Kompleksi i ri i DRSHTRR Berat do të jetë pikënisja e një projekti 3-vjeçar, në rang vendi, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit.

“Krahas standardeve të eficiencës energjitike të aplikuara në çdo investim prej vitit 2019, DPSHTRR mbron ambientin, stabilizon koston e energjisë duke eliminuar rrezikun e varësisë nga rrjeti dhe rritjen e shpenzimeve si edhe maksimizon mirëpërdorimin përmes teknologjive miqësore me mjedisin”, shkruan Gonxhja ndër të tjera në postimin në Facebook.