I ftuar i veçantë në ceremoninë e posaçme hapëse të “Tirana European Youth Capital 2022” ishte dhe Tom Matthew, anëtar i Bordit të Forumit Rinor Evropian (EYF). Ai përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për lidershipin dhe mbështetjen e treguar për të sjellë në Tiranë titullin Kryeqyteti Europian të Rinisë, që siç e cilësoi ai, është një mundësi fantastike për të rinjtë dhe të rejat.
“Është nder i madh për mua që të jem në Tiranë që të festojmë vitin tuaj si Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022. Është inspiruese që të shohim se si komuniteti juaj u bë bashkë në këtë eveniment. Shpresoj që aktivitetet do t’i demostrojnë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë dhe të Europës se ky qytet është shembull I angazhimit, se si njerëzit punojnë fortë bëhen pjesë e ndryshimit që ata duan. Dua t’ju përgëzoj për gjithë punën e mrekullueshme që ju keni bërë për të qenë gati për këtë vit special. Faleminderit Kryetarit të Bashkisë për lidershipin dhe mbështetjen që ka dhënë që është kaq e rëndësishme në programe dhe projekte të tilla
Faleminderit qytetarëve të Tiranës për lidershipin tuaj që sollët këtë titull. Është titulli juaj, është mundësia juaj për të sjellë ndryshime në qytetin tuaj, vendin tuaj në gjithë Europën. Ne jemi shumë krenarë për ju””, tha Tom Matthew, anëtar i Bordit të Forumit Rinor Evropian (EYF).