Artistja e njohur, Beatrix Ramosaj, edhe pse është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, nuk ka reshtur së qenuri suportuese ndaj Donaldit.
Mesa duket debati që Einxhel ka pasur me Donaldin, ka sjellë më pas edhe distancimin e këtij të fundit ndaj banorëve të tjerë. Einxhel nuk ka hezituar të bëjë ironi për faktin se ai qëndron i distancuar dhe i mërzitur. Pranë tij kanë qenë Beniada dhe Monika, për të cilat Einxhel thotë: “Të rrinë me të se është i mërzitur”.
Me anë të një postimi në Instastory, këngëtarja përkrah aktorin dhe shkruan se është më i vërteti aty brenda dhe se ai duhet të qëndrojë i fortë. Ajo e përfundon shkrimin e saj duke thënë se do të ishte me të deri në fund.
“Ti i ha sherret e debatet për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë! With you till the end! (Me ty deri në fund)”– shkruan Beatrix Ramosaj.
Kujtojmë se Beatrix Ramosaj ka publikuar pak ditë më pare këngën e saj të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, të titulluar “Faj”, i cili i dedikohet Donaldit.
Në tekstin e këngës Ramosaj flet për paragjykimit e njerëzve për romancën e tyre ku “thekson se i kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata po përjetojnë”.
Ajo shprehet se nuk bëhet pishman që nisi lidhjen me aktorin, duke shtuar se së shpejti do të jenë bashkë.