Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është pezulluar me dy ndeshje nga Gjykatësi Sportiv ditën e sotme.
Një vendim që pritej, pas përjashtimit që iu bë në ndeshjen ndaj Hellas Verona. Portugezi nuk u kursye ndaj arbitrit të katërt dhe atij kryesor, Luca Pairetto.
Këtë të fundit madje e akuzoi se kishte shkuar në ndeshjen ndaj Verona për llogari të Juventusit.