UEFA ka përcaktuar delegacionin që do të vijë në Tiranë për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ashtu siç edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e bëri me dije gjatë vizitës së tij në Tiranë pesë ditë më parë, janë përzgjedhur edhe tre emrat e zyrtarëve që do të përbëjnë misionin vëzhgues të qeverisë së futbollit evropian. Përmes një shkrese zyrtare, UEFA ka njoftuar për axhendën e vizitës së delegacionit që do të mbërrijë në vendin tonë më 14 shkurt.

Delegacioni i UEFA-s do të përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm:
– Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)

– Luka Zajc (Shef i Çështjeve Korporative)

– Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)

Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, datë 16 shkurt.