Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusololulu, ndonëse nuk i është përgjigjur drejtpërdrejtë kërkesës së Ukrainës për të mbyllur ngushticën e Bosforit, për shkak të sulmeve nga Rusia, ka deklaruar se ngushtica e Bosforit do të mbyllet vetëm në rast se Turqia do të jetë në luftë.
I pyetur nga gazetarët, ai tha se autoritetet janë duke analizuar situatën pas kërkesës zyrtare të Ukrainës, ndërsa shtoi se Turqia e ka të qartë zbatimin e Konventës Mountreux.