Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba vlerësoi se sanksionet e SHBA ndaj Rusisë në përgjigje të përshkallëzimit të saj ushtarak kundër fqinjit të saj do të jenë ‘’të dhimbshme’’.
“Sanksionet janë shumë specifikë dhe të dhimbshme’’, theksoi Kuleba në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Kuleba theksoi se qeveria ukrainase ”ishte ‘e hutuar’ nga sanksionet e menjëhershme të Uashingtonit në lidhje me aktivitetet ekonomike në Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore”.
“Ne ishim të hutuar, sepse kemi parë se si dënohet pala që ka aplikuar për njohje nga Rusia, por nuk kemi parë se si sanksionohet Rusia, e cila ia dha njohjen’’, shtoi Kuleba.
Ministri theksoi gjithashtu “se nuk ka pushtim të vogël, të mesëm apo të madh. Pushtimi është pushtim”. Blinken ndërkohë tha se ‘’plani i Putinit kishte qenë të pushtonte Ukrainën”.
“Plani i Putinit ishte të kontrollonte Ukrainën dhe popullin e saj, të shkatërronte demokracinë ukrainase, e cila ofron një kontrast të fortë me autokracinë që ai drejton si dhe të rimerrte Ukrainën si pjesë të Rusisë’’, theksoi Blinken.