Kur kapin të dyzetat, shumë njerëz e marrin shëndetin e mirë për të mirëqenë. Shpesh anashkalojnë rëndësinë e të ngrënit shëndetshëm dhe të stërvitjes, apo edhe ecjes në natyrë. Por teksa vitet kalojnë, ushqimi i mirë dhe aktiviteti fizik i rregullt bëhen shumë të rëndësishme.
Ndërsa në ushqim i pasur me antioksidantë do t’ju ndihmojë të mbroheni nga sëmundjet e zemrës, nga Alzheimer, sëmundjet e syrit dhe dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira. Pas moshës 40 vjeç, ritmi i metabolizmit ulet paksa. Arsyeja e vërtetë përse shumë njerëz të kësaj grupmoshe nisin të vuajnë nga një sërë simptomash është falë ndryshimeve në nivelin e hormoneve dhe zgjedhjet e varfëra në ushqime, së bashku me mungesën e stërvitjes apo ecjes.
Pesha e tepërt, veçanërisht në pjesën e barkut dhe stomakut është një faktor rreziku për sëmundje zemre, diabet dhe artrit. Sa më gjatë të prisni para se të adresoni problemin, aq më e vështirë do të bëhet në të ardhmen. Ndaj punoni fort që të hiqni peshën e tepërt përpara se të kthehet në një barrë të rëndë për ju.
Një në katër persona, veçanërisht gra në të dyzetat marrin pak hekur. Furnizimi i organizmit me hekur i jep trupit vitalitet, ndihmon sistemin imunitar dhe u bën mendjemprehtë. Eleminimi i alkoolit ju jep shumë vlera shëndetësore dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Është e udhës që të keni një konsum të moderuar alkooli gjatë javës, pasi përdorimi i tij kufizon përthithjen e hekurit nga ushqimet e pasura me këtë mineral jetësor për trupin.
Çfarë duhet të konsumoni në të 40-at?
Ushqime të pasura me antioksidantë. Frutat me ngjyrë të ndezur dhe perimet janë burimet më të pasura të antioksidantëve. Sigurohuni të hani minimalisht pesë porcione në ditë të frutave dhe perimeve të shumëllojshme.
Ushqime të pasura me hekur. Mëlçia dhe mishi i kuq pa dhjamë janë burimet më të mira të hekurit, ndaj mundohuni të konsumoni pak mish të kuq, dy herë në javë. Mos e teproni. Nuk nevojitet shumë mish për të marrë dozën e duhur. Mjaftojnë 100 gramë mish.
Personat në të dyzetat duhet të konsumojnë shumë të gjelbëra dhe barishte, drithëra natyralë, fasule, shparg dhe brokoli. Mos harroni edhe spinaqin të kombinuar me portokallet apo limonët që janë të pasura me vitaminë C e cila ndihmon me përthithjen e hekurit./