“Fëmijët e Tiranës nuk mund të trajtohen si skllevër nga një bandë në Shijak që nuk po bën “fair play” në futbollin shqiptar”. Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ceremonisë së shpërndarjes së kupave për Turneun Sportiv Universitar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

“Është shumë e rëndësishme që në një Federatë, që ushtron gara kompetitive, të ketë “fair play”. Ashtu siç ka “fair play” në Komitetin Olimpik, në Federatën e Volejbollit dhe Basketbollit, në Federatën e Sporteve Universitare dhe Sporteve Shkollore, do të ketë “fair play” edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Nuk mund të ketë një ishull në Tiranë që është jashtë ligjit, jashtë auditit, jashtë kontrollit. Nuk mund të ketë vajza dhe djem të rinj, që prindërit i mbajnë me kaq shumë sakrifica, i çojnë nëpër kurse futbolli, dhe në fund të trajtohen si skllevër, ku një bandë në Shijak vendos se çuni kujt bën dhe çuni i kujt nuk bën,” deklaroi ai.