Në spektaklin e mbrëmjes së të martës, banorët shprehën dëshirën që në finale të shkojnë 5 prej tyre dhe jo 4 siç kishte vendosur Vëllai i Madh. Madje disa prej tyre diskutuan për t’i dhuruar një pjesë të parave konkurrentit që do të jetë më pranë finales.

Por sot Vëllai i Madh përmes një zarfi të bardhë ka njoftuar banorët se vendimi që në finale të jenë 4 konkurentë mbetet i pandryshuar.

Në zarf shkruhej se Vëllai i Madh e vlerëson dëshirën e tyre për t’i dhuruar një pjesë të parave konkurentit që do të jetë më pranë finales ose për të dhuruar një pjesë të tyre për bamirësi por ky është një vendim që mund ta marrë secili prej tyre pas përfundimit të “Big Brother”.

Kujtojmë që dy finalistët e parë janë Iliri dhe Beniada ndërsa televotimi është i hapur për dy finalistët e tjerë.