Veshja që Bora Zemani mbante mbrëmjen e kaluar në “Përputhen Prime” është kthyer në diskutim dite. Moderatorja kishte veshur një palë pantallona dhe xhaketë të mbuluara nga gurë e xixa.

Olti Curri ka bërë një postim ku shkruan se Bora për këtë look është frymëzuar nga aktorja, Zendaya, e cila ka luajtur rolin e të dashurës së Spiderman.

Kujtojmë që Donaldi ka treguar disa herë se ky personazh është i preferuari i tij. Madje, edhe parashuta që hyri në “Big Brother VIP”në ditëlindjen e Borës, ndodhej pikërisht foto e Spiderman me të dashurën e tij.