Në Vorë, në takimin që ish-Kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë Vorë, Lulzim Vrana, ishte një moment që krijoi shumë ilaritet në sallë.
Njëri prej demokratëve që po fliste në podium, ka ngatërruar emrin e kandidatit të Berishës, Lulzim Vrana, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai në sy të Berishës ka bërë thirrje që të votohet kandidati Lulzim Basha, ‘lapsus frojdjan’ të cilin e kuptoi menjëherë dhe mbuloi gojën me dorë.