Boksierët legjendarë, vëllezërit Vitali dhe Vladimir Kliçko janë zotuar se do të luftojnë për Ukrainën, sipas dailymail.co.uk.

Ish-kampionët e peshave të rënda, me Vitalin tani kryebashkiak i Kievit, kanë kërkuar t’i jepet fund luftës së pakuptimtë, ndërsa vendi i tyre vazhdon të sulmohet nga Vladimir Putin.

Si kryebashkiak i kryeqytetit të Ukrainës, Vitali ka shpallur gjendjen e emergjencës për kryeqytetin ukrainas.

“U bëj thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë që të vëzhgojnë këtë tragjedi që po ndodh në ditët e sotme në Ukrainë”, tha Vladimir Kliçko.

“Kjo luftë e pakuptimtë që nuk do të ketë fitues, por humbës. Unë thjesht dua t’iu them se duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër këtij agresioni, kundër agresionit rus. Mos lejoni që kjo të vazhdojë të ndodhë në Ukrainë, mos lejoni të ndodhë në Evropë dhe në botë”, tha ai.