Gjykata i dërgon Përmbarimit një kopje të vendimit të sotëm që dënon FSHF-në me 700 000 lekë për pengim të procesit gjyqësor. Gjykata e Tiranës ka dënuar Presidentin e FSHF Armand Dukën me gjobë për pengim të procesit gjyqësor.
Në vendimin e saj, Gjykata është shprehur se FSHF ka tentuar të pengojë procesin gjyqësor lidhur me manipulimin e zgjedhjeve në shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2 marsit duke favorizuar Dukën.
Kjo është humbja e tretë e Armand Dukës në përballjen me drejtësinë shqiptare. Më herët Gjykata do t’i jepte të drejtë kryebashkiakut Veliaj për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës duke rrëzuar Dukën. Ndërsa sot, Gjykata e Tiranës vendosi që të pranojë kërkesën për pezullim të zgjedhjeve për FSHF në të gjithë vendin, gjer në shqyrtimin e plotë të dosjes voluminoze për trupimin e rezultatit nga ana e FSHF me qëllim rizgjedhjen e Dukës dhe për një mandat të 6-të.
Vendimi i plotë:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Federata Shqiptare e Futbollit, për përjashtimin e gjyqtares Frida Osmani, nga gjykimi i kërkesës civile me nr 274 akti që i përket, Kërkues : Akademia Luftëtari(OJF), Palë e tretë: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: Marrje e masës së sigurimit të padisë.
-Kundër këtij vendimi lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar.
– Të gjobisë kërkuesin, Federata Shqiptare e Futbollit, në masën 70.000(shtatëdhjetëmijë)Lek.
– Një kopje e këtij vendimi, ti njoftohet shërbimit përmbarimor shtetëror për ekzekutimin e gjobës, pasi ai të marrë formë të prerë.
– Dosja të kalojë në sekretarinë gjyqësore pranë gjyqtares Frida Osmani, duke u bashkuar me dosjen në gjykim.