Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar liderët evropianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus.

Presidenti ukrainas ka dalë sot në një komunikim për mediat, ndërsa mbante sërish vedhjen ushtarake.
“Ashtu si Lufta e Dytë Botërore, ju thatë kurrë më! Por ja ku është përsëri dhe nuk po bëni mjaftueshëm për t’u përgjigjur,” thotë ai.

Zelensky shton se nuk është tepër vonë për të ndaluar “agresionin” rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve në mbarë BE-në të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre në veprime më vendimtare.

“Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën?!”, tha ai.