Deivid Mano, konkurrent i “Përputhen” ishte i ftuar së fundmi në “D Night”, ku tregoi më shumë për eksperiencën e tij në programin e dashurisë.

Sipas Deividit shumë situata në program janë të shkruara me skenar. Ai tregon dhe për një sherr me Bora Zemanin.

Sa mendon se i dhe ti atij programi?

Mano: Nga vetja ime ose nga ajo që unë mendoj 10% të vetes time. Unë isha, por jo Deivi që doja të njihnin njerëzit. Aty duhet të të jepet mundësia që të tregosh se nuk mund të japësh se dua unë, më kupton? Duhet të dalësh në takime, të të njohë publiku dhe njerëzit në studio, pavarësisht se ne kishim shumë muhabet në backstage, por që në publik njerëzit mua më nuk kanë arritur të më njohin fare.

Si kanë funksionuar skenaret e Për’puthen tek ti?

Mano: Tek unë nuk ka pasur dhe nuk më kanë dhënë personalisht skenare, se përgjithësisht skenaret ua japin gocave dhe jo çunave. Po them një rast, atë të Fjorit që e përjashtuan ditën e shtune dhe unë e kam dhënë lajmin që ditën e enjte se produksioni po i bën puçin asaj për ta nxjerrë nga emisioni. Produksioni u kap me një video të Fjorit, e cila ka rreth 1 muaj e gjysmë që ka dalë dhe i thonë një djali në emision që të përmendte pjesën e videos dhe atë djalë unë e kisha ngjitur. Dhe e gjitha kjo filloi të bëhej sherr pas sherri, pra një justifikim për ta nxjerrë jashtë. E gjitha kjo ishte e menduar dhe një nga gazetaret atje i thotë djalit në fjalë që ta përmendte këtë pjesë, të zihej dhe të dilte nga studio.

Po për Borën, Arjanin dhe Olsën, çfarë komenti ke? Dhe mos pi më verë se pastaj do më thuash ia lashë verës së isha i dehur

Mano: Mos e vrit mendjen se e mbaj alkoolin dhe jam shumë i qetë. Atëherë për Bora Zemanin di të them që është moderatore e mirë di të moderojë shumë bukur dhe është një vajzë simpatike. Unë me Borën kam patur një sherr ndër audicionet finale para se të fillonte Për’puthen kemi patur disa përplasje, por që më vonë gjërat mendoj se shkuan mirë dhe Bora më njeh shumë mirë jashtë emisionit dhe e di se kush është Deivid sepse kemi rastisur në disa gjëra bashkë.

Për Arjan Konomin është njeri shumë i mirë, opinionisti më i mirë në Shqipëri mund t’a them me plot gojën, një njeri me zemër të madhe megjithëse jam mërzitur pak se kur dola nga emisioni më ka hequr nga Instagrami. Me Arjanin kemi pasur disa gjëra jashtë, më ka ndihmuar dhe e kam ndihmuar dhe me të vërtetë që nuk e prisja.

Ndërsa për Olsën bëhet mos ta them fare? Nuk kam mendim të mirë fare domethënë. Prisja më shumë nga ajo me premtimet që më bëri para se të futesha në program dhe gjatë kohës së programit.